ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime 17 minutes ago
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri 19 minutes ago
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj 30 minutes ago
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës 32 minutes ago
Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re 33 minutes ago
Next
Prev
Home rajoni

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

albnews by albnews
4 November, 2025
in rajoni
0
Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prokurorët serbë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar akuzuan presidentin e vendit për ushtrim të ndikimit të jashtëligjshëm, pasi udhëheqësi i djathtë i cilësoi si banda të korruptuarish dhe i fajësoi për vonesat me të cilat po përballet një projekt rishvillimi i selisë së bombarduar të ish-ushtrisë jugosllave në qendër të Beogradit, për shkak të një hetimi në lidhje me atë objekt.

“Përmes ofensivës dhe komenteve të pavërteta, Aleksandar Vuçiç po shënjestron sërish prokurorët,” u shprehën këta të fundit në një deklaratë, ku theksojnë se Vuçiç kishte abuzuar me pushtetin që i ishte dhënë nga Kushtetuta, duke u përpjekur të ushtronte një ndikim të jashtëligjshëm përmes komenteve për hetimet që vijojnë.

RelatedPosts

Po udhëtonin me një gomone, shpëtohen 57 emigrantë të paligjshëm në bregdetin grek

Serbi/Dhjetëra mijëra njerëz mbajnë heshtje për viktimat e tragjedisë në Novi Sad

Dy të vdekur dhe disa të plagosur nga të shtënat me armë në ishullin grek të Kretës

Ndërsa protestat antiqeveritare po vijojnë për më shumë se një vit në Serbi, Vuçiç ka shtuar kritikat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, përfshirë ata që po hetojnë shembjen e strehës së stacionit hekurudhor të Novi Sadit, që nxiti protestat.

Në muajin prill të këtij viti, qindra gjyqtarë dhe prokurorë shprehën shqetësim të madh për komentet e presidentit kundër tyre. Disa pretenduan se ato ishin të jashtëligjshme. Por kjo nuk e ndali presidentin serb.

Në intervistën më të fundit për një transmetues proqeveritar, ai akuzoi gjyqësorin se në mënyrë të padrejtë kishte liruar protestues të ndaluar gjatë demonstratave të drejtuara nga studentë.

“Është e pabesueshme që kemi një situatë ku çdo ditë ata lirojnë njerëz që hedhin gurë, shkopinj dhe rrahin njerëz të tjerë nëpër rrugë. Në prokurori ka një bandë të korruptuarish, siç ka edhe gjyqtarë të tillë,” u shpreh ai.

Por prokurorët argumentojnë se këto deklarata pengojnë drejtësinë dhe minojnë rregullin kushtetues dhe ligjor, si dhe sundimin e ligjit.

Në raportin më të fundit për rrugëtimin e vendit të Ballkanit drejt anëtarësimit në BE, Komisioni Europian rekomandoi, mes të tjerash, reduktimin e ndërhyrjes politike në gjyqësor dhe prokurori.

“Presioni ndaj gjyqësorit vijon të mbetet një shqetësim, dhe ekzistojnë shqetësime për autonominë e prokurorisë,” shkruhet në Progress Raportin që u publikua të martën.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

4 November, 2025
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

4 November, 2025
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

4 November, 2025
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result