Vuçiç bisedë telefonike me Blinkenin: Policia e Kosovës duhet të tërhiqet nga veriu

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken për situatën në Kosovë.

Vuçiç ka theksuar se Serbia sillet me seriozitet dhe me përgjegjësi, por sipas tij, forcat speciale të Policisë së Kosovës po arrestojnë qytetarët serbë në mënyrë arbitrare.

Ai ka kërkuar lirimin e tyre dhe të gjithë serbëve të arrestuar. Vuçiç ka theksuar se dorëheqjet e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës dhe tërheqja e forcave speciale të policisë së Kosovës, “janë me rëndësi kyçe për qetësimin e tensioneve”, thuhet në shërbimin për bashkëpunim mediatik i Presidentit, shkruan Tanjug.

Nga ana e tij, Blinken ka këmbëngulur duke kërkuar qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe ka mbështetur plotësisht planin evropian për çtensionimin e situatës.

Share This Article