Connect with us

Technologji

Vuçiç dhe Dodik ‘kërcënojnë’ me një aleancë ushtarake me Hungarinë

Published

on

Duke intensifikuar bashkëpunimin me Hungarinë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shpreh dëshirën për krijimin e një aleance apo pakti ushtarak.

Pas Vuçiçit, edhe presidenti i Republikës Sërpska (RS) të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, paralajmëroi se ky entitet i Bosnje dhe Hercegovinës do të kërkojë të përfshihet në një marrëveshje ushtarake dhe të sigurisë me Serbinë dhe Hungarinë. Zyrtarët hungarezë nuk i kanë komentuar këto qëllime të Beogradit dhe Banjallukës, ndonëse Hungaria është tashmë anëtare e një aleance ushtarake, NATO-s.

“Këtu askush nuk i kushtoi vëmendje kësaj çështjeje, prandaj mund të përfundojmë se kjo është më tepër një çështje e zemrës për regjimin në Beograd, sesa për atë në Budapest”, vlerësoi për REL-in gazetari nga Budapesti, Gabor Bodis.

Ministria e Punëve të Jashtme e Hungarisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it për qëndrimin e tyre rreth krijimit të mundshëm të një aleance ushtarake apo të sigurisë, për të cilën flasin Vuçiçi dhe Dodiku. As NATO-ja nuk u përgjigj ndaj kësaj pyetjeje të REL-it.

Advertisement

Në Beograd, ministrat e Mbrojtjes së Serbisë dhe Hungarisë, Bratislav Gashiç dhe Kristof Szalay-Bobrovniczky, më 1 prill nënshkruan Planin e bashkëpunimit ushtarak bilateral mes ministrive të tyre për vitin 2025.

Ky dokument konkretizon Marrëveshjen për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve, të arritur në vitin 2023.

Pas nënshkrimit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se beson që marrëveshja për aktivitetet e përbashkëta do të vazhdojë me afrimin e mëtejshëm dhe krijimin e një aleance apo pakti ushtarak midis Serbisë dhe Hungarisë. Vuçiç tha se ai dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, dëshirojnë të vazhdojnë përshpejtimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, “veçanërisht duke pasur parasysh gjithçka që po ndodh në Evropë dhe botë”.

Advertisement

A është kjo përgjigje ndaj marrëveshjes së Kosovës me Kroacinë dhe Shqipërinë?

Ivana Stradner, bashkëpunëtore e Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, mendon se marrëveshja e nënshkruar nuk ka rëndësi të madhe në praktikë, por është “propagandë e Vuçiçit për publikun e brendshëm”.

“Orban ndërhyri për t’i ardhur në ndihmë mikut të tij, Vuçiçit, që ky të mos dukej i dobët para opinionit publik dhe për të ruajtur prestigjin në Serbi pas deklaratës për bashkëpunim ushtarak të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe protestave masive në të gjithë Serbinë”, vlerësoi Stradner.

Advertisement

Të njëjtin mendim ndan edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë dhe lideri i lëvizjes opozitare “Zemra”.

“Ai, Vuçiç e di që Zagrebi e shikon me dyshim çdo gjë që vjen nga Budapesti nën sundimin e Orbanit, prandaj po i kthen njëfarë nervozizmi Kroacisë”, vlerësoi Zdravko Ponosh.

Qeveria hungareze, e drejtuar nga Viktor Orban, prej vitesh është aleate e presidentit të Serbisë, Aleksandçr Vuçiç, brenda Bashkimit Evropian, ku Hungaria është anëtare. Po ashtu, Orban kohët e fundit ka përqendruar vëmendjen e tij në Republikën Sërpska, e jo në tërë Bosnje dhe Hercegovinën.

Advertisement

Ideja për një “aleancë ushtarake” mes Serbisë dhe Hungarisë u shfaq rreth dhjetë ditë pas nënshkrimit të deklaratës për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Beogradi zyrtar, i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e dënoi këtë dokument duke e cilësuar si “provokim ndaj Serbisë” dhe “cenim të stabilitetit rajonal”.

Gjithashtu, tema e një aleance ushtarake dhe të sigurisë me Hungarinë u shfaq në një kohë tensionesh të shtuara si në Serbi, ashtu edhe në Bosnje e Hercegovinë. Serbia prej muajsh përballet me protesta të udhëhequra nga studentët për shkak të vdekjes së 16 personave pas rrëzimit të një mbulese betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

Ndërkohë, Dodiku ndodhet në qendër të një urdhërarresti në Bosnje e Hercegovinëpër shkak të shkeljes së rendit kushtetues të vendit, pasi autoritetet e RS-së kanë marrë një sërë vendimesh anti-kushtetuese dhe secesioniste. Ministria e Mbrojtjes dhe Presidenca e Serbisë nuk u përgjigjën ndaj pyetjes së REL-it se çfarë do të nënkuptonte një aleancë ushtarake e mundshme mes Serbisë dhe Hungarisë dhe pse do të ishte e nevojshme.

Advertisement

Ndihmësministri i mbrojtjes, Predrag Bandiç, tha më 3 prill për RTS-në se marrëveshja e nënshkruar për bashkëpunim në mbrojtje “ka përmbajtje dhe formë që mund të shndërrohet edhe në diçka më shumë”. Sipas tij, kjo nuk është një tjetër rast i “ngritjes së armëve” në rajon.

“Kjo është një formë veprimi e mirëdashur nga aktorët përgjegjës të sigurisë rajonale që mendojnë së bashku për sigurinë e rajonit”, tha Bandiç.

I pyetur nëse kjo është përgjigje ndaj deklaratës së Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, Bandiç vlerësoi se bëhet ajo ishte vetëm një “akt deklarativ për bashkëpunim”, ndërsa këtu bëhet fjalë për një “marrëveshje shumë më përmbajtësore dhe cilësore”.

Advertisement

Republika Sërpska nuk mund ta nënshkruajë marrëveshjen

Nurko Pobriç, profesor në pension i së drejtës kushtetuese dhe ish-gjykatës në Bosnje e Hercegovinë, tha për REL-in se një entitet i tillë nuk mund të lidhë marrëveshje të sigurisë me Serbinë dhe Hungarinë.

“Për një entitet, kjo është absolutisht e pamundur. Ndoshta Bosnja si shtet do të mund të nënshkruante një marrëveshje të tillë me ndonjë shtet fqinj apo të tretë”, tha ai.

Advertisement

Ai shtoi se Marrëveshja për marrëdhënie speciale, si ajo ndërmjet RS-së dhe Serbisë, në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe Kushtetutën e BeH, nuk mund të përfshijë kompetenca që janë ekskluzivisht të shtetit të BeH. Megjithatë, ai beson se Serbia dhe Hungaria nuk do ta pranojnë ofertën e Dodikut.

“Entiteti i Republikës Sërpska, konkretisht, nuk mund të lidhë një marrëveshje ushtarake me Serbinë, sepse kjo do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën”, theksoi Pobriç.

BeH ka të nënshkruar një plan të bashkëpunimit ushtarak bilateral me Hungarinë për vitin 2023, që përfshin një sërë takimesh dhe kurseve të përbashkëta, si dhe shkëmbim instruktorësh në fushën e mbrojtjes. Një marrëveshje e tillë është nënshkruar edhe me Serbinë në mars, por ekziston edhe me Britaninë, Francën, Turqinë, Austrinë, Kroacinë, Greqinë, Holandën dhe shtete të tjera.

Advertisement

Nga ana tjetër, Dodiku është i bindur se RS-ja “ka të drejtë” të kërkojë statusin e anëtarit në kuadër të marrëveshjes së sigurisë mes Serbisë dhe Hungarisë, dhe se mund ta mbështesë këtë marrëveshje për shkak se “ka kapacitete të rëndësishme policore”.

“Mund të jemi vëzhgues, anëtarë, apo vetëm bashkëpunëtorë në çështje policore ose të tjera të inteligjencës”, tha Dodik në mbledhjen e qeverisë.

Kabineti i presidentit të RS-së nuk iu përgjigj pyetjes së REL për çfarë marrëveshjeje të sigurisë bëhet fjalë, dhe nëse është çështje policore apo bashkëpunim tjetër. Nga ana tjetër, Ramo Isak, ministër i policisë në Federatën e BeH, tha për REL-in se “Dodiku dhe RS-ja nuk mund të nënshkruajnë asgjë”, sepse “vetëm shteti” ka këtë të drejtë.

Advertisement

Ai tha se marrëveshje të tilla ekzistojnë, por janë nënshkruar nga shteti i BeH me Kroacinë, Serbinë dhe shumë shtete të tjera.

“Edhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e RS-së, edhe MPB-ja e Federatës së BeH kanë ushtrime të rregullta me vende të tjera, ose dërgojnë zyrtarë për trajnime, por të gjitha këto kalojnë nëpër institucionet shtetërore, përkatësisht Ministrinë e Sigurisë së BeH”, tha Isak.

“Për shembull, zyrtarë të policisë nga Federata e BeH shkojnë për trajnim në Turqi, dhe nga Turqia vijnë tek ne”, shtoi ai.

Advertisement

Në shkurt, policët nga Qendra Hungareze për Luftën kundër Terrorizmit dhe njësia speciale antiterroriste e policisë së RS-së zhvilluan ushtrime dhe trajnime në atë entitet të BeH. Më parë, drejtorët e policisë së RS-së dhe të Qendrës për Luftën kundër Terrorizmit të Ministrisë së Brendshme të Hungarisë nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për forcimin e bashkëpunimit policor.

Hungaria ka detyrime ndaj NATO-s

Zdravko Ponosh, ish-gjeneral dhe tani lider opozitar në Serbi, mendon se nuk do të ketë aleancë ushtarake me Hungarinë.

Advertisement

“Kjo është pak lojë me fjalë nga Vuçiç, sepse i duhet për publikun e brendshëm”, vlerësoi Ponosh për REL-in.

Ai theksoi se Plani i bashkëpunimit bilateral i nënshkruar është një dokument teknik, dhe se marrëveshje të tilla kanë ekzistuar me Hungarinë për 20 vjet.

“E kishim edhe kur isha unë shef i Shtabit të Përgjithshëm. Kjo nuk është gjë e re”, tha Ponosh, që ka mbajtur këtë post nga viti 2006 deri në 2008.

Advertisement

Megjithatë, Ponosh shton se është e vërtetë që Serbia dhe Hungaria kanë bashkëpunim të avancuar ushtarak.

“Por kjo është përmes marrëveshjeve dhe planeve vjetore, që përfshijnë edhe blerjen e armatimeve sovjetike të papërdorura nga Hungaria, që ne i modifikojmë, si dhe dërgesat tona të municionit për ta”, tha ai.

Por, sipas tij, “asgjë nga këto nuk është aleancë ushtarake dhe nuk do të bëhet”.

Advertisement

“Hungaria ka detyrime shumë më të forta ndaj çdo anëtari të NATO-s. Çdo lidhje ushtarake jashtë NATO-s kalon përmes një procedure të caktuar brenda NATO-s”, tha Ponosh.

Edhe Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington thekson se Hungaria ka detyrime ndaj NATO-s si anëtare e këtij aleance.

“Veprimet e Vuçiçit janë shpesh në kundërshtim me interesat e NATO-s”, tha ajo.

Advertisement

Ajo shtoi se nuk duhet harruar se Vuçiq, Orban dhe kryeministri sllovak Robert Fico janë, sipas saj, “mbartës të një koalicioni autokratësh në Evropë me retorikë populiste”.

“Prandaj, kjo deklaratë nuk është gjë tjetër veçse një tigër prej letre”, tha Stradner.

Orban si aleat i Vuçiçit dhe Dodikut

Advertisement

Aleksandar Vuçiç dhe Viktor Orban prej vitesh thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve, marrëdhëniet e të cilëve i cilësojnë si “në nivelin më të lartë dhe historik”.

Orban është përkrahësi kryesor i anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në BE, ndërsa Vuçiçi e quan atë “mik të madh”. Hungarezët janë minoriteti më i madh në Serbi sipas regjistrimit të vitit 2022 me mbi 184.000 qytetarë, ndërsa numri i serbëve në Hungari është i vogël.

Gjithashtu, edhe Serbia edhe Hungaria po intensifikojnë marrëdhëniet me Pekinin dhe Moskën, çka has në pakënaqësi nga BE-ja. Orban është afruar me Dodikun në vitet e fundit, me vizita të ndërsjella mes tyre. Ai ishte figura kyçe në bllokimin e sanksioneve të BE-së ndaj Dodikut.

Advertisement

Presidenti i RS-së dhe e gjithë udhëheqësia e atij entiteti janë nën sanksionet e SHBA-së për korrupsion dhe minimin e BeH. Hungaria është i vetmi shtet anëtar i BE që në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në maj 2024 votoi kundër Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, duke mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe autoriteteve të RS-së./REL

Continue Reading

Bota

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

Published

on

By

Dronët e pajisur me teknologji të posaçme kanë ndihmuar shkencëtarët të zbulojnë një virus potencialisht vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut, duke hapur një kapitull të ri në monitorimin e shëndetit të gjitarëve detarë.

Shkencëtarët fluturuan dronë të pajisur me pajisje të posaçme përmes pikëzave të nxjerra gjatë frymëmarrjes, ose “fryrjeve”, që krijohen kur këta gjigantë dalin në sipërfaqe për të marrë frymë.

Analizat zbuluan praninë e morbillivirusit cetacean, një virus shumë ngjitës që përhapet lehtësisht midis delfinëve, balenave dhe derrave të detit, duke shkaktuar sëmundje të rënda dhe vdekje masive.

Ky është konfirmimi i parë se virusi po qarkullon mbi Rrethin Arktik, duke paraqitur një kërcënim serioz për ekosistemet detare.

Advertisement

Sipas studiuesve, kjo metodë është një hap i madh përpara, pasi lejon monitorimin e balenave të gjalla pa i stresuar apo dëmtuar ato. Virusi mund të përhapet lehtësisht mes specieve dhe të udhëtojë nëpër oqeane, çka e bën edhe më të rrezikshëm.

Shkencëtarët shpresojnë se përdorimi afatgjatë i kësaj teknologjie do të ndihmojë në identifikimin e hershëm të kërcënimeve dhe në mbrojtjen më të mirë të jetës detare në një Arktik që po ndryshon me shpejtësi. 

Advertisement
Continue Reading

Bota

Plani sekret i Kinës në “zemër” të Himalajeve

Published

on

By

Në një zonë të largët të Himalajeve, Kina po ndërton një sistem hidroenergjetik me vlerë 168 miliardë dollarë në lumin Yarlung Tsangpo, që pritet të prodhojë më shumë energji se çdo hidrocentral tjetër në botë. Projekti, i cili zbaton një rënie lartësie prej 2,000 metrash dhe përfshin tunele dhe stacione kaskade, synon të furnizojë energji për makinat elektrike dhe qendrat e inteligjencës artificiale, duke zvogëluar varësinë nga qymyri dhe emetimet e karbonit.

Megjithatë, ndërtimi ngre shqetësime të mëdha ekologjike dhe sociale, shkruan CNN. Zona e “Great Bend”, ku lumi ndryshon drejtim përreth maleve, është e pasur me biodiversitet, përfshirë specie të rrezikuara si tigri i Bengalit dhe panda e kuqe, dhe banorë vendas si Monpa dhe Lhoba mund të detyrohen të zhvendosen. Vlerësimet e ndikimit mbi ekosistemet dhe shoqëritë lokale mbeten të pasigurta, duke shtuar frikën se projekti mund të shkaktojë dëme të paparashikuara.

Projekti ngre gjithashtu tensione diplomatike. Lumi Yarlung Tsangpo bëhet Brahmaputra në Indi dhe Bangladeshi, duke mbështetur miliona banorë që varen nga peshkimi dhe bujqësia. Autoritetet indiane e kanë quajtur projektin një “bombë uji”, duke paralajmëruar për potenciale ndikime katastrofike në rast të kontrollit ose lëshimit të papritur të ujit. Marrëdhëniet midis Pekinit dhe New Delhit për lumenjtë transnacionalë janë tashmë të ndërlikuara dhe ndërtimi i hidrocentralit mund të tensionojë më tej situatën.

Kina ka theksuar se ka zbatuar masa të forta për mbrojtjen ekologjike dhe sigurinë inxhinierike, duke premtuar monitorim mjedisor dhe komunikim me vendet në vijën e poshtme të lumit. Por ekspertët paralajmërojnë se rreziqet janë të mëdha për shkak të lëvizjeve sizmike, reshjeve të paparashikueshme dhe përmbytjeve, si dhe pasojave për banorët dhe ekosistemet e Himalajeve.

Advertisement

Ndërsa Kina synon të kthejë Tibetin në një qendër të energjisë së pastër, projekti tregon sfidat mes zhvillimit teknologjik, sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes së mjedisit, duke bërë që hidrocentrali i Yarlung Tsangpo të konsiderohet një ndër ndërmarrjet më ambicioze dhe kontroverse në historinë e vendit.

Continue Reading

Bota

Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit

Published

on

By

Kompania europiane Airbus po eksperimenton me një koncept të ri të fluturimit në formacion, i frymëzuar nga zogjtë, për të ulur konsumin e karburantit dhe ndikimin mjedisor të industrisë ajrore.

Projekti, i quajtur “Fello’fly”, synon të përdorë efektin e krijuar nga avioni që udhëheq formacionin për të përmirësuar efikasitetin e karburantit të avionëve që e ndjekin, një efekt i njohur si “rikuperimi i energjisë nga shtrati i ajrit”.

Testimet u realizuan në bashkëpunim me linjat ajrore Air France, Delta Air Lines, French Bee dhe Virgin Atlantic, duke kryer tetë fluturime mbi Atlantikun e Veriut midis shtatorit dhe tetorit 2025.

Avionët u vendosën në një formacion që imiton pozicionin e zogjve migratorë, ku avioni kryesor gjeneron një ngritje që ndihmon avionët pasues të konsumojnë më pak karburant, duke ruajtur gjithashtu distancën e sigurt sipas rregullave të aviacionit.

Advertisement

Airbus njofton se nëse kjo teknikë zbatohet në fluturimet komerciale, mund të arrihet një kursim karburanti në fluturimet e gjata dhe një reduktim i ndjeshëm i emetimeve të CO2.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se reduktimet do të jenë të kufizuara. Çmimi i lartë i karburanteve të pastra, mungesa e avionëve të rinj dhe rritja e vazhdueshme e trafikut ajror e komplikojnë përmirësimin e qëndrueshmërisë.

Parashikohet që deri në vitin 2040 të ketë 8 miliardë pasagjerë në vit, duke rritur ndjeshëm flotën globale.

Advertisement

Sipas një studimi të Transporte dhe Mjedisit, edhe përdorimi i karburanteve alternative SAF nuk do të eliminojë plotësisht përdorimin e karburanteve fosile, duke treguar sfidat e vazhdueshme për një aviacion më të gjelbër.

Continue Reading

Live ALBUK TV

Kosova3 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota3 hours ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Diaspora4 hours ago

Kryetari shqiptar i komunës së Morbachut bëhet viral në Gjermani

Albania5 hours ago

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë

Albania5 hours ago

Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Kosova6 hours ago

BE pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

Sports9 hours ago

Zbulohet pas 12 vitesh, çfarë tha Michael Schumacher para se të aksidentohej

Sports9 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Bota9 hours ago

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

UK10 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania10 hours ago

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Sports10 hours ago

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Kosova10 hours ago

I dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën, Kurti mesazh falënderues për të gjithë votuesit e LVV: U jemi mirënjohës përjetë

Albania10 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Bota10 hours ago

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Albania11 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

UK10 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports9 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania11 hours ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania1 day ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

UK1 day ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania1 day ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania1 day ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK15 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

UK15 hours ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

Kosova3 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota19 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

UK15 hours ago

Titujt e gazetave në UK

Trending