Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic ka festuar dje 52-vjetorin me një gjest jo pak provokativ.
Në një postim në profilin e tij të dytë zyrtar në Instagram, Vuçiç shihet teksa ngre një dolli me të birin, Danilon.
“Danilo dhe unë. Së bashku ne mund të bëjmë gjithçka!”, shkruan Vuçiç, ndërsa ajo që bie në sy është torta e ditëlindjes.
Torta e Vuçiç është në formën e hartës së Serbisë, por me një ndryshim, në hartë përfshihet edhe Kosova.