Vuçiç: Jemi të vetëdijshëm se Kosova është kusht për integrimin evropian të Serbisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel, u shpreh se zgjidhja e çështjes së Kosovës është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Ai tha se një konflikt i ngrirë me Kosovën nuk është zgjidhje e mirë, teksa shton se janë të hapur për dialog dhe për zgjidhjen e një kompromisi që nuk do të jetë në dëm të Serbisë.

“Unë nuk do t’i mohoj njohuritë tona për kushtet e anëtarësimit në BE. Siç dëgjoni nga Prishtina se ata kanë Kushtetutën e tyre, ashtu e kemi edhe ne Kushtetutën tonë, të cilës i përmbahemi. Ne jemi gati për kompromis, për një zgjidhje kompromisi. Nëse pyetemi se a jemi të vetëdijshëm se nuk do të jemi vend anëtar i BE-së përpara zgjidhjes së çështjes, jemi të vetëdijshëm, por duhet të jetë një kompromis, jo shkatërrues për Serbinë”, tha Vuçiç.

Share This Article