Vuçiç: Më kanë thënë se do fitosh Nobel-in! Ne nuk do t’i sulmojmë kurrë shqiptarët dhe kroatët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbajti një fjalim para qytetarëve, ku komentoi zhvillimet e fundit politike dhe çështjet e sigurisë në rajon.

Gjatë fjalës së tij, Vuçiç deklaroi se Serbia është më e përgatitur se më parë për të mbrojtur veten, duke theksuar se nuk ekzistojnë më objektiva të paarritshëm për vendin.

“Të huajt ma kanë thënë këtë mijëra herë, ‘do ta fitosh Çmimin Nobel, thjesht njihe Kosovën si vend të pavarur. Shiko nga e ardhmja, mos shiko prapa, mos shiko nga e kaluara”, u shpreh ai.

“Nuk ka më qëllime të pakapërcyeshme për ne dhe askush nuk mund të mendojë se do të sulmojë Serbinë pa u ndëshkuar,” u shpreh ai.

“Ne nuk do të sulmojmë askënd, as kroatët dhe as shqiptarët, por do ta mbrojmë vendin tonë,” përfundoi Vuçiç.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme në Ballkan, ndërsa retorika për sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare mbetet një temë e ndjeshme në rajon.

Share This Article