Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Siria ishte e pritshme, duke shtuar se “në Siri ka ardhur në pushtet një qeveri nën ndikimin e Turqisë”.
Vuçiç tha se ishte “një shkrim dore i dallueshëm nga Antalia” dhe se tani ishte e qartë se sa shumë domethënie kishte qasja liberale e Bashar al-Assad-it ndërsa ai ishte në pushtet”
“Tani ishte e qartë se sa shumë domethënës ishte për ne qasja liberale e Bashar al-Assad-it ndërsa ai ishte në krye të Sirisë, dhe është e qartë se kur vjen dikush që është nën ndikimin e madh të njërit prej vendeve kryesore në rajon, siç është Turqia, atëherë nuk është e pavend të theksohet se diçka e tillë ishte plotësisht e pritshme”, theksoi Vuçiç.
Një ditë më parë Siria njohu pavarësinë e Kosovës duke u bërë shteti i 120 i botës që njeh pavarësinë e saj.




