ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina 1 hour ago
VIDEO/ Takimi mes Putim dhe Kim Jong Un, stafi koreano-jugor pastroi të gjitha mobiliet që preku lideri i tyre 4 hours ago
Zhegrova, Messi i Kosovës: Ëndrra e Maldinit dhe Mannës, jeta e natës dhe shqetësimi i vetëm i madh 4 hours ago
I jepet lamtumira e fundit regjisorit Dhimitër Anagnosti, Nderi i Kombit prehet në Vuno 4 hours ago
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Evropë 4 hours ago
Next
Prev
Home Kina

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina

albnews by albnews
3 September, 2025
in Kina, rajoni
0
Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se pjesëmarrjen e tij në paradën ushtarake në Pekin e shfrytëzoi për të parë se “çfarë do të ishte me interes për t’u blerë për nevojat e ushtrisë serbe, në mënyrë që ajo të jetë një faktor parandalues ndaj çdo agresori të mundshëm nga fqinjësia”.

“Nuk është rastësi që Prishtina, Zagrebi dhe Tirana formuan një aleancë ushtarake. Dhe, ata nuk e bënë atë për shkak të Austrisë, Hungarisë apo Sllovenisë, por për shkak të Serbisë. Ata e bënë kundër Serbisë”, tha Vuçiç për gazetarët në Pekin.

RelatedPosts

Harxhoi fondet e BE-së në darka luksoze – Dënohet me 7 muaj burg ish-ministrja kroate Gabrijela Zalac

Gazprom firmos marrëveshje të re me Kinën – Putin dhe Xi. Forcojnë bashkëpunimin energjetik dhe kërkojnë rend të ri global

Bisedimet zyrtare me Xi, Putin vlerëson marrëdhëniet e larta me Kinën

Ai theksoi se Serbia “nuk do ta prekë askënd”, por se po e forcon ushtrinë e saj për ta “ruajtur integritetin territorial”.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, nënshkruan më 18 mars një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Qeveria kroate bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë se deklarata e tri shteteve nuk synon krijimin e ndonjë aleance ushtarake.

Duke folur për paradën ushtarake të ushtrisë kineze dhe blerjen e mundshme të armatimeve nga ajo, Vuçiç tha se Serbia nuk është e interesuar për raketat balistike dhe hipersonike kineze, por se Kina ka avionë shumëfunksionalë të nivelit të lartë dhe helikopterë modernë.

Lideri serb u tha gazetarëve në Pekin se pati takime me përfaqësues të 11 kompanive, me të cilët bisedoi edhe për prezantimin dhe përdorimin e makinave fluturuese në Serbi.

“Kompanitë janë nga fusha të ndryshme. Përdorimi i inteligjencës artificiale do të ketë shumë rëndësi për ne në të ardhmen”, tha Vuçiç. Duke komentuar bisedimet me përfaqësuesit e kompanisë kineze Zijin, ai tha se Serbia është e interesuar për blerje të mëtejshme të arit nga kjo kompani, e cila është pronare shumicë e Kompleksit Minierë-Trajtim Metalurgjik Bor.

“Patëm takime me kompani të rëndësishme energjetike. Biseduam me kompaninë Xpeng për makinat fluturuese. Besoj se vitin e ardhshëm, deri më 1 dhjetor, do të mund t’u tregojmë njerëzve se si funksionojnë në Serbi dhe se do të jenë në përdorim gjatë ekspozitës Ekspo2027 në Beograd”, tregoi ai.

Ai shtoi se gjatë vizitës në Kinë është takuar me 12 liderë botërorë, përfshirë presidentin e Azerbajxhanit Ilham Alijev, presidentin e Indonezisë Prabovo Subjanto dhe kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico.

Vuçiç dhe kryeministri i Sllovakisë ishin të vetmit liderë evropianë që morën pjesë në Pekin në paradën ushtarake me të cilën Kina shënoi 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Të ftuar të liderit kinez Xi Jinping ishin presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe krerë të tjerë shtetesh e qeverish, përfshirë ata nga Bjellorusia, Irani dhe vende të tjera./ REL

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result