ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim 8 hours ago
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën 8 hours ago
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm 9 hours ago
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim 10 hours ago
“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës 10 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

Vuçiç paralajmëron luftë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

albnews by albnews
4 April, 2024
in Technologji
0
Vuçiç paralajmëron luftë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i kërkoi të enjten qeverisë së tij të themelojë një grup punues që do të bëjë gjithë çfarë është e mundur për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe të angazhohet për të penguar miratimin e një rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë.

Ai tha se do të diskutojë me udhëheqës botëror për këto çështje përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, më të cilin pritet të takohet të hënën, për të biseduar mes tjerash forcimin e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes.

RelatedPosts

Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

Presidenti Vuçiç, thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë serbe për të diskutuar siç tha, “sfidat e rënda” që ndodhen para Serbisë, ndërsa Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës me 16 prill, dhe më pas çështja kalon në Këshillin e Ministrave të këtij mekanizmi.

Javën e kaluar, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i dha dritën jeshile kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Serbia votoi kundër, ndonëse në marrëveshjen e arritur një vit më parë në Bruksel dhe në Ohër, të dyja palët janë zotuar se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.Ndonëse theksoi se “shanset e Serbisë” janë të pakta, ai kërkoi që të luftohet për të pamundësuar anëtarësimin e Kosovës dhe që argumenti kryesor të jetë “mosthemelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Presidenti serb tha se do të shkojë në Nju Jork, ku me 22 prill mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën dhe për të vazhduar me përpjekjet për të siguruar mbështetje kundër miratimit të një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë.

Mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë u ekzekutuan në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, nga forcat serbe. Presidenti serb tha se pret të zhvillojë takime me udhëheqës të rëndësishëm botëror përfshirë një takim me presidentin francez të hënën në Paris. Ai tha se nga tema do të jetë industria e mbrojtjes.

Serbia, një kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian që ka një nga ushtritë më të mëdha në Ballkan, ende mbështetet në avionët sovjetik si avionët MiG-29 dhe helikopterët MI-35, së bashku me raketat dhe tanket ruse. Ajo ka blerë gjithashtu raketa kineze kundërajrore dhe dronë ushtarak.

Vendi ballkanik pa dalje në det, mbetet ushtarakisht neutral, por ai iu bashkua programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s, i përshtatur për vendet që nuk aspirojnë të anëtarësohen në këtë aleancë. Në janar, presidenti Vuçiq tha se Serbia do të shpenzojë rreth 740 milionë euro për pajisje të reja ushtarake në vitin 2024. Beogradi po zhvillon bisedime për blerjen e 12 avionëve luftarakë Rafale nga Franca, tha ai.

Beogradi kufizoi bashkëpunimin ushtarak me Moskën pasi Rusia filloi agresionin e saj në Ukrainë dhe e ka dënuar agresionin. Por, ndryshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera perëndimore, ajo nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Kremlinit ndaj pretendimeve serbe mbi Kosovën, e cila shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore perëndimore.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

12 September, 2025
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

12 September, 2025
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

12 September, 2025
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result