Vuçiç: Prishtina dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk beson se takimi me delegacionin e Kosovës më 18 gusht në Bruksel do të ketë sukses.

Sipas tij, Prishtina po përdor situatën në Ukrainë për të bërë fushatë kundër Serbisë.

Vuçiç u shpreh se është gënjeshtër ajo që thuhet se Beogradi dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës, por është Prishtina që e do diçka të tillë, shkruan Euronews Serbia.

“Prishtina po e përdor situatën në Ukrainë për të udhëhequr një fushatë kundër Serbisë dhe është gënjeshtër sqë Serbia dëshiron të sulmojë këdo, por krejt e kundërta – Prishtina, është ajo që dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës”, theksoi presidenti.

Ky reagim i kreut të shtetit serb erdhi pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti bërë në një intervistë për Reuters, se ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri mes dy vendeve.

Share This Article