Vuçiç takim me Macron, zbardh detajet: Biseduam për Kosovën! Presioni në ndaj Serbisë…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron në samitin e parë global për energjinë bërthamore në Bruksel.

Me anë të një postimi në “Instagram” thotë se me liderin francez ka folur rreth çështjes së Kosovës, ndërkohë që është ankuar për presionin në rritje ndaj popullit serb.

“Një takim i përzemërt me Emmanuel Macron, me të cilin shkëmbyem mendime për një sërë çështjesh të rëndësishme, si dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit ndërmjet Serbisë dhe Francës. E njoftova për zhvillimin e situatës në Kosovë, si dhe për presionin në rritje ndaj popullit serb, i cili është vënë në pozitë jashtëzakonisht të vështirë pas lëvizjeve të fundit të Prishtinës”, thuhet në profilin e Instagramit.

Share This Article