ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…  14 hours ago
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv  14 hours ago
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë  14 hours ago
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit 14 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 14 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Vuçiq: Deri në vitin 2022 s’e njohim Kosovën

albnews by albnews
6 January, 2021
in Bota, Kosova
0
Vuçiq: Nuk ka njohje të Kosovës pa fituar edhe Serbia diçka
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Aleksandar Vuçiq ka thënë se derisa ai të jetë president i Serbisë, deri në zgjedhjet e vitit 2022, nuk do të ketë njohje të Kosovës dhe se ky qëndrim nuk do të ndryshojë.

“Unë nuk e di se çfarë duhet të ndodhë për të ndryshuar kjo. Ne bëmë më të mirën. Ndoqëm një politikë të zgjuar, e shpëtuam Serbinë nga konflikti, nuk shpëtuam heroikisht jetën e atyre që duan të qëndrojnë në Kosovë. Ne kemi investuar në mbijetesën e tyre, pa rrezikuar paqen. Unë njoh mijëra njerëz që mezi presin ndonjë konflikt të ri dhe do të gjenin arsye të panumërta pse do ta donin atë. Dhe nëse ata do të pyeteshin nëse vëllai ose fëmija i tyre do të ktheheshin në arkivol nesër, atëherë do të ishte ndryshe”, i tha ai “Vecernje Novosti” të Beogradit.

RelatedPosts

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Çmimi i arit arrin rekord të ri

Ai tha se Serbia u kujdes që të mos hyjë në konflikt me gjithë botën për shkak të politikës karshi Kosovës.

“Ne ndoqëm një politikë të vështirë, politikën serbe, mbrojtëm interesat kombëtare dhe u kujdesëm që të mos hynim në një konflikt me të gjithë botën dhe të mos kishim ndonjë konflikt të armatosur. Jo sepse jemi më të dobët, por sepse nuk është e nevojshme. Serbia ka nevojë për zhvillim”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë thotë se “është e vështirë të flasësh me shqiptarët”.

“E tëra që shihni është një fushatë në baza ditore kundër serbëve, Serbisë dhe presidentit të saj. Serbët do të ishin mirë nëse do ta njihnin pavarësinë e Kosovës, dhe vetëm një ditë më vonë filluan kërkesat për dëmet e luftës, dy ditë më vonë do të ishte kërkesa tjetër: pranoni që keni kryer gjenocid. Dhe pastaj e shihni se jeni duke biseduar me njerëz që nuk duan t’ju bindin se ne mund të bëjmë diçka së bashku”, tha Vuçiq.

Të gjitha bisedat e palës kosovare, theksoi ai, vijnë deri në “njohje të ndërsjellë”.

“Unë u thashë atyre 100 herë se nuk isha i interesuar për këtë”, tha Vuçiq.

“Çfarë fitoi Serbia nga kjo? Duhet të ketë një ndryshim të vetëdijes në udhëheqjen e tyre, ashtu si presioni nga Bashkimi Evropian që është i nevojshëm për të përmbushur atë që është nënshkruar edhe pse BE-ja është garantuesi”, tha Vuçiq. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

23 December, 2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

23 December, 2025
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

23 December, 2025
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result