Vuçiq e do qymyrin e Kosovës, Kurti ia refuzon kërkesën (VIDEO)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për qymyrin e Kosovës, Serbia do të jepte rrymë ose para.

Por asnjëra e as oferta tjetër, nuk pranohet nga pala kosovare.

Kryeministri, Albin Kurti, tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pasi dështoi në projektin e shkëmbimit të territoreve, tani po dëshiron qymyrin e Kosovës.

Arsyet pak a shumë të njëjta i përmendin edhe në partinë më të madhe opozitare, kur vlerësojnë se refuzimi i Kurtit në këtë rast ishte i drejtë.

Eksperti i energjisë, Lulzim Syla thotë se një marrëveshje e leverdishme për vendin do të ishte e mirëseardhur, por që ky ofertën e sheh më shumë si provokim nga Serbia.

Share This Article