Vuçiq i shqetësuar nga brohoritjet “Kosova, Kosova” në West Point, e përmend edhe trajnimin e FSK-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Brohoritjet “Kosova, Kosova” nga ushtarët dhe kadetët amerikanë në West Point, gjatë vizitës së presidentes Vjosa Osmani, nuk i ka pritur mirë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq me të arritur në New York ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, iu drejtua mediave, duke folur për vizitën e Osmanit dhe për Ushtrinë e Kosovës.

Nga atje ai tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka personel të trajnuar mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Turqia, por shtoi se “nuk e kërcënojnë Ushtrinë e Serbisë”.

Ai iu referua gjithashtu vizitës së kësaj jave të presidentes Vjosa Osmani në akademinë ushtarake West Point në Amerikë, ku ajo deklaroi se atje po trajnohen edhe pjesëtarë të FSK-së

“E patë Vjosa Osmanin dje në West Point, ku ushtarët amerikanë brohorisnin për të dhe thërrisnin ‘Kosova, Kosova, Kosova’, gjë që nuk është e këndshme për ne serbët ta shohim. Por mirë, jemi mësuar me shumë gjëra të tilla. Vetëm qetësi, durim dhe qëndrueshmëri”, tha Vuçiq, shkruan Kossev.

Ai theksoi se jo vetëm SHBA-të, por edhe anglezët dhe turqit po trajnojnë pjesëtarë të FSK-së.

“Ata kanë kuadro të mira, të trajnuara, nuk ka dyshim për këtë. Ne i dimë numrat e saktë, por nuk do të flas për këtë tani. Nuk është diçka që mund të kërcënojë Ushtrinë e Serbisë, por që mund të kërcënojë mbijetesën e serbëve në Kosovë, kjo nuk ka asnjë dyshim”, tha ai.

Share This Article