Vuçiq: Kurti me tha “Kam ardhur të të pyes kur do ta njohësh Kosovën”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se janë dakorduar që dialogu i nivelit të lartë të vazhdojë deri në fund të korrikut. Ai gjithashtu foli edhe për mospajtimet dhe përplasjet mes tyre gjatë takimit.

“U ra dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të korrikut”, tha Vuçiq pas takimit.

“Delegacioni shqiptar nuk dëshiron ta përmbushë atë që e nënshkroi. Ata e quajnë provokim faktin që serbët duan të marrin pjesë në liturgji… Mungesë e plotë e realitetit”, tha Vuçiq para gazetarëve.

“Nuk kam marrë pjesë në asnjë takim tjetër si ky”, tha presidenti serb.

Ai tha se ka folur ashpër me Kurtin, i cili, sipas tij, në një moment gjatë takimit “ka shpërthyer”.

“Unë u përgjigja ashpër, por nuk e kalova kufirin. Njeriu erdhi që të mos binte dakord për asgjë. Ai tha: “Kam ardhur të të pyes kur do ta njohësh Kosovën”. Unë i thashë: “Asnjëherë”. Ai shpërtheu”, theksoi Vuçiq.

Share This Article