Vuçiq: Masën e fundit për de-përshkallëzim duhet ta zbatojmë njëkohësisht me Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Mesto: Beograd Datum: Sun Jun 04 13:23:09 CEST 2023 Dogadjaj: DRUŠTVO/POLICIJA - predsednik Republike Srbije Aleksandar Vucic prisustvovao je manifestaciji obeležavanja Dana MUP Srbije i Dana policije Fotoreporter: Milica Vuckovic Licnosti: Aleksandar Vucic Izvor: FoNet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se Serbia ka zbatuar dy nga tre masat për de-përshkallëzimin e konfliktit në veri të Kosovës, ndërsa shtoi se dy vendet duhet të zbatojnë njëkohësisht masën e fundit, shkruan agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

“Asociacioni i komunave (me shumicë, shën.red.) serbe përfshin jo vetëm katër komuna, por edhe gjashtë të tjera në jug të Ibrit. Marrëveshja e Brukselit nuk u zbatua në pjesën më të rëndësishme, përkatësisht në formimin e AKS-së, e nënshkruar 10 vjet më parë, dhe formimi i AKS-së ishte parakusht që Serbia të përmbushte gjithçka tjetër. Nuk ka shpresë se së shpejti do të shohim formimin e AKS-së”, tha Vuçiqi pas një takimi që zhvilloi me kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut, Mark Rutte respektivisht Xavier Bettel.

Dy kryeministrat evropianë do të qëndrojnë nesër në Prishtinë, ku do të zhvillojnë takime me krerët e shtetit qysh në orët e hershme të mëngjesit.

Share This Article