Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka paralajmëruar se nisma e Gjermanisë dhe Francës për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovë dhe Serbisë mund të vazhdojë në muajin shtator të këtij viti.
Këtë e ka thënë sot kreu i shtetit të Serbisë pas një takimi që ka pasur me disa studentë në Serbi, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.
“Duhet ende kohë për të diskutuar rreth disa gjërave përsëri. E urrej që t’ia lë fajin palët tjetër, dhe të flas rreth taksës.. Le të presim që fuqitë e mëdha ta bëjnë punën e tyre, dhe ne do të dalim me qëndrim tonin”, ka thënë Vuçiq.
I pyetur rreth ndihmesës që ka kërkuar nga Macron, Vuçiq ka thënë se e ka bërë atë me qëllim që të kuptohet se problemi nuk mund të zgjidhet siç dëshiron secila palë për vete, por që duhet të jetë kompromis i dyanshëm.
“Kërkova mbështetje për të kuptuar se kjo çështje nuk mund të zgjidhet në atë mënyrë siç dëshiron secili prej nesh, por që të jetë diçka në mes”, ka potencuar ndër të tjera ai.
Ky vazhdim i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit vjen pas anulimit të Samitit të Parisit që u planifikua të mbahej më 1 korrik të këtij viti.