Vuçiq: S’do ta njohim Kosovën, por duhet të punojmë për raporte më të mira me shqiptarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kur shteti i tij ka arritur ta refuzojë njohjen e Kosovës në presionet më të mëdha në vitin 2013, nuk do ta bëjë këtë as tash. Megjithatë, sipas tij, duhet të punohet në raporte më të mira me shqiptarët, të cilat i konsideron vështirë të arritshme.

“Nuk mendoj se duhet ta pranojmë pavarësinë e Kosovës në asnjë mënyrë, por mendoj se duhet të punojmë me shqiptarët për të krijuar raporte më të mira, besim më të madh, por është shumë e vështirë, edhe pse tingëllon klishe. Shqiptarët s’duan të dëgjojnë asgjë tjetër pos pavarësisë së plotë”, ka thënë ai në një intervistë për “TV Prva” të premten.

Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Vuçiq ka thënë se shqiptarët e Kosovës po sillen si ekstremistë dhe se nuk po i përmbushin obligimet ndërkombëtare.

Ai ka theksuar se iniciativa e “Ballkanit të hapur” është shumë e rëndësishme për paqe dhe stabilitet në rajon. Sipas tij, është ide unike që t’ua mundësojë të gjithëve lëvizjen e lirë në një treg të vetëm e të përbashkët.

Share This Article