Vuçiq tmerrohet, Scholz ia thotë në sy ta njohë Kosovën (VIDEO)

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në pritjen ceremoniale u shfaq i gëzuar për ardhjen e mysafirit.

Por ka mjaftuar takimi me dyer të mbyllura me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, që presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, t’i ndryshojë disponimi plotësisht.

Atë e trishtoi konfirmimi se më herët në Prishtinë, gjermani tha se pa e njohur njëra-tjetrën si shtete të pavarura Kosova dhe Serbia nuk mund të hyjnë në Bashkim Evropian.

“Askush më herët s’ka folur për njohje reciproke, përveç amerikanëve, që e kanë prodhuar këtë doktrinë para tre vjetëve. Askush në Evropë s’e ka kërkuar këtë deri më sot kur dëgjuam atë që u tha në konferencën në Prishtinë. Kjo njohja e ndërsjellë është befasi edhe për ne”.

Serbit i duhet të pranojë realitetin që thotë se e ka parashikuar.

“Gjermania është e fuqishme dhe ne jemi të vegjël. Gjërat po shkojnë në dëm të Serbisë, ashtu siç e kam paralajmëruar. E kam ditur që do të vijë deri te ky moment”.

Scholz që para medieve në Beograd foli me tone diplomatike tha se dihet tashmë qëllimi i dialogut mes dy vendeve dhe se kërkohet urgjent përparim.

Madje, duke mos e përmendur direkt Serbinë, ai tha se shtetet duhet t’i vendosin sanksione Rusisë shkaku i luftës në Ukrainë.

Por, detajet i shpalosi presidenti serb.

“Kancelari në mënyrë të vendosur dhe të ashpër kërkoi nga Serbia që të bashkëngjitet në sanksionet kundër Federatës Ruse, pra në ato masa që tashmë i ka BE-ja kundër Rusisë. Unë fola për pozicionin tonë dhe situatën specifike që e kemi rreth Kosovës në këtë rast, dhe energjetikës”.

Pas Prishtinës dhe Beogradit, Olaf Scholz të premten pasdite ka udhëtuar në Selanik të Greqisë për takim të liderëve të Evropës Juglindore.

Share This Article