Vuçiq tregon për marrëveshjet që sot i arriti me Edi Ramën e Zoran Zaevin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se sot në videotakimin  që e ka pasur me kryeministrat Edi Rama e Zoran Zaev për Minishengenin, i kanë marrë disa vendime të rëndësishme të cilat do të implementohen nga 10 nëntori.

Vuciq ka thënë se nga kjo datë qytetarët  tre vendeve me siguri se do të mund të lëvizin pa test PCR.

“Patëm një takim të gjatë me Ramën dhe Zaevin mendoj se është me rëndësi që i morrëm disa vendime, që do të implementohen më së voni deri më 10 nëntor. Deri atëherë në Shqipëri dhe Maqedoni Veriore do të mund të udhëtohet  pa test PCR dhe nga atje edhe në Serbi”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka shtuar se me Tiranën dhe Shkupin do të bëjnë marrëveshje për trajtimin e pacientëve në vendet respektive, duke e rregulluar me këtë rast edhe çështjen e shpenzimeve.

Share This Article