Vuçiq: Trumpi mund të jetë i pranishëm në takimin e Uashingtonit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se takimi në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë ka gjasa që të shtyhet për datën 3 apo 4 shtator, pasi që, siç ka thënë ai, ka indikacione që në rast se do të ndodhë diçka e rëndësishme në takim do të marrë pjesë edhe presidenti Donald Trump.

“Negociatat do të jenë për të gjitha çështjet për normalizim, por jo për njohje, janë duke u zhvilluar nën drejtimin e Brukselit, por kjo do të jetë krejt diçka tjetër”, ka thënë Vuçiq për Tv Prva.

Vuçiq deklaroi se ishte i shqetësuar për temën e bisedimeve në Uashington dhe Bruksel. Por shtoi se është i gatshëm, i përgatitur dhe e di se çfarë mund të pritet në bisedime të tilla.

“Ju nuk shkoni atje për piknik dhe bisedime të lehta, pavarësisht se për çfarë flasim. Kur flasim për ekonominë, unë e di se shqiptarët nuk do të flasin për këtë. Ata nuk janë të interesuar në bisedime ekonomike fare”, ka thënë ai.

Ai tha se i dërguari i presidentit Trump, Richard Grenell kishte ide të mira.

Po ashtu ka thënë se Presidenti Trump ka një politikë më të mirë ndaj Serbisë sesa administrata e mëparshme.

Share This Article