Vuçiqi i reagon Kurtit për reciprocitetin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me parimin e proklamuar për heqjen e taksës dhe vendosjen e parimit të reciprocitetit me Serbinë.

“Gjerat nuk janë ashtu të thjeshta, si kur qëndron në opozitë dhe mund të thoni çfarë të doni pa përgjegjësi”, është shprehur Vuçiq, raporton RTS, transmeton Koha.net.

Ai e ka quajtur lajm të mirë paralajmërimin për heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë, “meqë ajo i ka shkaktuar dëm të madh edhe popullit serb, edhe popullit shqiptar”

Duke folur rreth paralajmërimit për vendosjen e parimit të reciprocitetit me Serbinë, Vuçiq ka thënë se kryeministri i ri i Kosovës duhet të gjejë diçka për t’i ofruar popullit të vet. Por, ka shtuar ai, ky parim nuk mund të aplikohet, meqë Beogradi nuk e konsideron Kosovën shtet.

“Kjo do të ishte më keq për ta. Ata analizojnë vetëm marrëveshjet që u përgjigjen atyre. Aty ka kontest në lidhje me marrëveshjen rreth diplomave të Universitetit të Prishtinës, i cili për ne ndodhet në Mitrovicën veriore, ndërsa ata flasin se ai është yni, për targat bëjnë problem, përrallat për energjetikën, me këto përballemi vite me radhë dhe ia kemi dalë t’iu rezistojmë presioneve, por mos e hiqni nga mendja se çfarëdo këmbëngulje për këto çështje do të thotë formim i Bashkësisë ( a Asociacionit) të komunave serbe”, është shprehur ai.

Ai ka porositur kryeministrin e Kosovës se gjerat nuk janë ashtu siç i duken atij.

“Kurti duhet të shohë e të kuptojë se gjerat nuk janë aq të thjeshta, si kur uleni në opozitë dhe mund të flisni pa përgjegjësi”, është shprehur ai, transmeton Koha.net.

Share This Article