Vuçiqi takon politikanët serbë nga Kosova në kazermën e Kurshumlisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takojë politikanë e përfaqësues të serbëve në Kosovë në Kurshumli.

Takimi, sipas njoftimit të kabinetit të Vuçiqit, do të mbahet në kazermën e qytetit serb, Kurshumli.

“Pritet që temë e bisedës të jetë situata në Kosovë, pas zgjedhjeve të fundit të jashtëzakonshme parlamentare”, thuhet në njoftim.

Takimi do të nisë në orën 11:00.

E në Twitter, Vuçiqi ka postuar një foto nga helikopteri, me të cilin shkoi për në Kurshumli.

“Rrugës për Kurshumli, ku do të takohem me serbët e Kosovës dhe Metohisë. Ditë e rëndësishme, bisedime të rëndësishme”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Share This Article