Vuçiqi thotë Raçaku është i trilluar, Walkerin e quan “mashtrues e hohshtapler”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur “të tmerrshme faktin e dënimit me dy vjet burgim të Ivan Todosijeviqit ngase për krimin e Raçakut ka thënë është i trilluar”, transmeton Koha.net.

Ai në lidhje me këtë rast tha se edhe vetë e përsërit tash – krim i fabrikuar në Raçak, ndërsa ka pyetur a do të na dënojnë të gjithë neve për këtë.

“Kjo është e tmerrshme”, u ka deklarua ai para gazetarëve sot në qytetin serb, Shabac, duke shtuar “Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do ta përsërisin njësoj, ja edhe unë po e përsëris tash – krim i fabrikuar në Raçak, për të cilin çdo gjë ka falsifikuar ai mashtruesi botëror, pisi dhe hohshtapleri Walker”, është shprehur Vuçiqi me shprehje të padenja për diplomatin e përmasave ndërkombëtare, ani pse e vërteta për masakrën e Raçakut mbetet një nga krimet më të rënda serbe në Kosovë.

Share This Article