Vula e PD, Berisha: Do ta çoj deri në Strasburg, nuk heq dorë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Çështja e “vulës” së Partisë Demokratike vijon të jetë ende “peng” i proceseve gjyqësore, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ai nuk do të ndalojë së pretenduari atë. Në studion e emisionit “Publikisht” të Blerta Tafanit në RTSH, Berisha tha se çështjen do ta çojë deri në Strasburg.

Ka edhe Strasburg këtu, unë kam besim te drejtësia europiane. Nuk heq dorë, unë po bëj opozitarizmin në Shqipëri”, tha Berisha.

I pyetur se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në vitin 2025, Berisha u tregua i sigurt në fitoren e opozitës, duke theksuar se ai do të jetë gjithmonë në koalicion me “Partinë e Lirisë të Ilir Metës”.

Në 2025 do fitojmë. Patjetër që zoti Meta është pjesë e koalicionit dhe do ketë një bashkim të faktorit opozitar.  “Partia e Lirisë është dhe do jetë partia e koalicionit opozitar. Kur ishte LSI ne kemi qeverisur 4 vite”, tha Berisha.

Kujtojmë se me vendimin e datës 3 mars, Gjykata e Apelit vendosi kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese, duke e rikthyer në pikën zero debatin se kujt i përket vula e Partisë Demokratike, pas përçarjes së saj në dy grupime, në atë të Sali Berishës dhe atë të Enkelejd Alibeajt.

Share This Article