Vulin e quajti ‘akt armiqësor’ ardhjen e një aeroplani britanik në Kosovë, reagon Presidenca

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i Stafit të Presidencës, Blerim Vela, i ka quajtur “maskarenj të regjimit të Serbisë” kryeministren Ana Brnabiq, ministrin e Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq dhe ministrin e Brendshëm Aleksandar Vulin, pasi ky i fundit ardhjen e një avioni britanik në Kosovë e quajti “akt armiqësor”.

Vela në një postim në Twitter ka shkruar se Brnabiq, Stefanoviq e Vulin po bëjnë konkurrencë me deklarata për të siguruar një vend në qeverinë e re të Serbisë.

Me tej tha se retorika serbe do të dështojë, sepse Kosova është dhe do të mbetet e pavarur.

“Maskarenjtë e regjimit të Serbisë Brnabiq, Stefanoviq dhe Vulin janë vënë në konkurrencë që të thonë deklaratën më budallaqe vetëm që të vërehen nga Vuçiq dhe të sigurojnë një vend në qeverinë e re. Kosova është dhe do të mbetet e pavarur. Retorika juaj luftarake do të dështojë dhe ju do të tërhiqeni”, – ka shkruar ai.

Të premten një avion britanik u ul në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ardhjen e këtij avioni, Vulin e komentoi me atë se “dërgimi i armëve për shqiptarët nga ana e Britanisë së Madhe është akt armiqësor”.

Ndërsa KFOR-i njoftoi në Facebook se avioni do të kryejë një operacion ndihmës për forcat tokësore ushtarake britanike të dislokuara në kuadër të KFOR-it.

Share This Article