Vullkani Etna krijon shkarkime të fuqishme vetëtimash

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shpërthim i pazakontë në Malin Etna të Sicilisë ka krijuar një stuhi vullkanike me shkrepje të fuqishme vetëtimash mbi kraterin e vullkanit.

Vullkanologët kanë thënë se stuhitë vullkanike janë një fenomen i rrallë që ndodhin veçanërisht në shpërthimet e dhunshme ose kur vullkani është në afërsi të ujit. Në muajin e kaluar, shpërthimi në Tonga shkaktoi 100 shkrepje vetëtimash brenda një minute, kanë sqaruar vullkanologët.

Vetëtimat vullkanike janë analizuar në Etna gjatë viteve 2021, 2015 dhe 2013. Shpërthimi i fundit ka dërguar pluhurin 10 kilometra mbi nivelin e detit.

Etna është njëri prej tre vullkaneve aktive në Itali. Mali në Sicili është atraksion turistik dhe shteg i preferuar për alpinistët që dëshirojnë të shohin nga afër shpërthimin e llavës.

Share This Article