Vullnetarët tregojnë efektet anësore të vaksinës Moderna dhe Pfizer

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

ullnetarët që morën dy nga vaksinat e mundshme të koronavirusit në SHBA kanë folur për efektet anësore që kanë pasur pas marrje së saj.

Këtë muaj, Moderna dhe Pfizer njoftuan se kandidatët e tyre të vaksinës ishin testuar me efikasitet 94.5 për qind dhe 95 për qind respektivisht.

Jennifer Haller, e cila u injektua në 16 mars me vaksinën eksperimentale të Moderna në Seattle, i tha WVPI-TV se ajo përjetoi vetëm efekte anësore të lehta, shkruan Independent.

“Unë kisha dy doza të vaksinës me katër javë diferencë”, ka thënë ajo.

“Çdo herë që merrja, krahu im ishte shumë i ‘i lodhur ’ të nesërmen, por përveç kësaj unë personalisht nuk përjetova ndonjë efekt tjetër anësor”.

Haller ishte personi i parë që mori një vaksinës së kandidatit të Modernas, si pjesë e provës së parë njerëzore të një vaksine për të parandaluar virusin.

Ndërkohë banori i Kalifornisë, Daniel Horowitz, i cili mori pjesë në provën e vaksinës për COVID-19 të Pfizer në shtator, përshkroi simptoma të ngjashme me gripin.

Prova e Pfizer është bërë në atë mënyrë që mjekët si dhe pacientët nuk e dinë kush po merr vaksinën ose placebo, prandaj Horowitz nuk është në dijeni nëse e ka marrë vaksinën.

Share This Article