ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pasoja për serbët në veri edhe tre vjet pas largimit nga institucionet 10 minutes ago
Mafia shqiptare do vriste prokurorin belg/ “Le Soir”: Donin të terrorizonin Europën 6 hours ago
Avokati Kumrija: Në Britani duan të heqin statusin e mbrojtjes për minorenët që t’i dëbojnë shqiptarët ligjërisht 8 hours ago
Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura 9 hours ago
Ashtu si Shqipëri-Angli edhe në ndeshjen Kosovë-Zvicër, drejtësinë do ta vendosë një arbitër i njohur italian… 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Vulosen fletët e votimit për diasporën, Celibashi sqaron të gjithë hapat që do ndiqen

albnews by albnews
10 April, 2025
in Albania, Diaspora
0
Vulosen fletët e votimit për diasporën, Celibashi sqaron të gjithë hapat që do ndiqen
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Këtë të Enjte ka nisur procesi i vënies së vulave në fletët e votimit për diasporën, i cili monitorohet 24 orë me kamera. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Ilirjan Celibashi dha të gjitha detajet, që nga dërgimi i zarfeve e deri te mënyra si do ndërveprohet me emigrantët shqiptarë. 

Ai deklaroi se nëse përgatitet shpejt dokumentacioni zgjedhor, atëherë dërgimi i zarfeve do nisë në fundjavë.

RelatedPosts

Mafia shqiptare do vriste prokurorin belg/ “Le Soir”: Donin të terrorizonin Europën

Avokati Kumrija: Në Britani duan të heqin statusin e mbrojtjes për minorenët që t’i dëbojnë shqiptarët ligjërisht

Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura

“Deri nga mesnata do përfundojmë procesin e vulosjes së fletëve të votimit, shpresojmë pastaj të vazhdojmë me futjen e zarfit A te zarfi B dhe më pas zarfin B bashkë me elementët e tjerë të dokumentacionit zgjedhor te zarfi i Operatorit të Shërbimit Postar. Nëse përfundojmë brenda javës, në fund të javës do fillojmë me dërgimine e zarfeve te posta për atë sasi që ne do kemi gati, pjesë-pjesë sipas destinacioneve.

Po çfarë ndodh në rast se votuesi nuk gjendet në banesë, si operohet?

“Koha që do kenë në dispozicion, nëse nisim shpërndarjen të Hënën që vjen, brenda një dite për Greqinë e Italinë do e kenë zarfin me fletë votimi në banesën e tyre. Jemi duke diskutuar akoma me Operatorin e Shërbimit Postar, do synojmë që ta mbajnë këtë dokumentacion nga data 2,3 Maj… Nëse postieri nuk e gjen në banesë, do lërë shënim që erdha nuk ju gjeta dhe do caktojë një orar për herën e dytë. Nëse edhe herën e tretë s’ka mundësi të puqen oraret, do lihet një shënim që dokumentacioni zgjedhor gjendet në Zyrën Postare numër kaq, ku mund të paraqiteni me dokument identifikimi”, sqaroi kryekomisioneri.

Edhe pse nuk ka një datë fiks si afat të fundit, u shpreh se kthimi i fletëve të votimit nuk mund të bëhet përtej datës 4 Maj.

“Nëse deri më 3 Maj, akoma nuk e kemi vendosur…por jo përtej një date të tillë! Pasi duhet llogaritur koha që duhet kthyer zarfi, sipas parashikimeve në rastin më ekstrem duhen 4 apo 5 ditë për ta kthyer mbrapsht. Prandaj po shikojmë nëse ekziston mundësia që ata ta mbajnë deri në datë 3 ose 4.”

Theksoi se nuk do njihet asnjë zarf që futet në Republikën e Shqipërisë pas orës 19:00 të datës 11 Maj.

Si kthehet zarfi pas në Shqipëri? (Postieri troket 3 herë në derën e votuesit)

“Votuesi nga jashtë nuk ka nevojë të shkojë në një Zyrë Postare apo ndonjë operator tjetër postar, në momentin që ka përfunduar procesin e votimit. Do fusë fletën e votimit te zarfi A, zarfin A te zarfi B dhe këtë tek zarfi i Postës, të gjitha në fakt janë sqaruar te udhëzimet që ka dërguar KQZ. Nëse edhe në këtë komunikim nuk arrijnë të jenë të qartë, kanë gjithë kohën në dispozicion të lexojnë udhëzuesin. Në momentin që ka përfunduar ky proces, do telefonojë DHL-në. Nuk ka nevojë të dalë votuesi nga shtëpia, mjafton të marrë në telefon postierin t’i thotë jam gati, hajde mere zarfin”, tha Celibashi.

Kujdes! Sipas KQZ, ndalohet çdo shënim mbi Zarfin A dhe mbi Zarfin B

I gjithë procesi i prodhimit, dërgimit dhe më pas kthimit të fletëve të votimit nga diaspora ka kushtuar 9.2 milionë Euro. Këto fletë kanë destinacion plot 85 shtete të botës. Kujtojmë se në platformën “Microsoft Exchange Server”, votuesit e diasporës mund të dërgojnë çdo ankesë apo të paraqesin çdo problem lidhur me këtë proces.

Në këto zgjedhje parlamentare, të drejtën për të shprehur vullnetin e tyre politik e kanë 3,713,761 persona, brenda dhe jashtë vendit. Në këto zgjedhje do të ketë 5,225 qendra votimi dhe për herë të parë në historinë e procesit zgjedhor në vend, voton diaspora!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pasoja për serbët në veri edhe tre vjet pas largimit nga institucionet

Pasoja për serbët në veri edhe tre vjet pas largimit nga institucionet

19 November, 2025
Mafia shqiptare do vriste prokurorin belg/ “Le Soir”: Donin të terrorizonin Europën

Mafia shqiptare do vriste prokurorin belg/ “Le Soir”: Donin të terrorizonin Europën

18 November, 2025
Avokati Kumrija: Në Britani duan të heqin statusin e mbrojtjes për minorenët që t’i dëbojnë shqiptarët ligjërisht

Avokati Kumrija: Në Britani duan të heqin statusin e mbrojtjes për minorenët që t’i dëbojnë shqiptarët ligjërisht

18 November, 2025
Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura

Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura

18 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result