VV: I kemi mbledhur 150 mijë nënshkrime në peticionin për zgjedhje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka një javë që kanë filluar të mbledhin nënshkrime për një peticion që kërkon zgjedhje të reja nacionale në Kosovë. Mbledhja e nënshkrimeve po bëhet nëpër të gjitha sheshet e qendrave më të mëdha në Kosovë. VV bën të ditur se deri më tani janë mbledhur 150 mijë nënshkrime.

‘’Për një javë 150 mijë nënshkrime. Sot u bënë një javë prej kur filluam mbledhjen e nënshkrimeve në peticionin online për të vazhduar të nesërmen edhe atë fizik gjithandej nëpër Republikën e Kosovës. Kërkesa është një: “Duam Zgjedhje!”, ndërkaq përgjigja qytetare është e jashtëzakonshme në mbështetje të kësaj kërkese të drejtë dhe legjitime përkundër atyre që pasi tradhtuan vullnetin e shprehur me 6 tetor vazhduan edhe ta vjedhin atë. Me vullnet të vjedhur nuk do të mund as të qeverisin e as të përvjedhin ndonjë marrëveshje të dëmshme për vendin.’’, thotë faqja zyrtare e VV-së në Facebook.

Tutje bëhet e ditur se do të shkohet edhe nëpër fshatra e lagje për të rritur numrin e nënshkrimeve.

‘’Deri sot janë mbledhur 150 mijë nënshkrime dhe peticioni ende po vazhdon. Ditëve në vijim do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në çdo fshat e lagje për të lehtësuar procesin e nënshkrimit të peticionit për të gjithë qytetarët që duan ta plotësojnë atë’’.

Share This Article