VV i kërkon Hotit të raportojë në Kuvend për marrëveshjen e Uashingtonit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lëvizja Vetëvendosje bën të ditur se kanë dërguar në Kuvendin e Kosovës thirrje që kryeministri i vendit, Avdullah Hoti të raportojë për marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Sipas VV-së, këtë thirrje e ka dërguar nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci që është nga ky subjekt politik.

“Më 4 shtator, Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe delegacioni që shoqëronte atë bëri zotime për koncesione ndaj Serbisë për çështje dhe tema që prekin drejtpërdrejt sovranitetin shtetëror dhe bien në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës. Këto zotime si vullnet personal, i konfirmoi me nënshkrimin e tij në fund”, thuhet në njoftimin në Facebook të VV-së.

Share This Article