VV-ja dorëzon në Kuvend nismën ligjore për peticione

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot, Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi në Kuvendin e Kosovës nismën ligjore për peticione.

“Vullneti kolektiv dhe kërkesat e qytetarëve të shprehura përmes peticionit janë një e drejtë politike dhe kushtetuese që i japin kuptim demokracisë dhe e mbrojnë atë nga shpërdoruesit dhe mohuesit e saj. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje është element esencial për demokracitë kudo dhe sidomos në Kosovë. Projektligji i proceduar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje përcakton ligjërisht për herë të parë në Kosovë rolin dhe rëndësinë e peticioneve, mënyrën, përmbajtjen dhe efektet e tyre”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

VV-ja thotë se një ligj i tillë i ka munguar Kosovës kaherë.

“Në një kohë kur vullneti i shprehur edhe përmes zgjedhjeve zhvleftësohet, kur demokracia përkeqësohet, kur hendeku midis institucioneve dhe qytetarëve thellohet, bëhet edhe më i domosdoshëm krijimi i mundësive ligjore për qytetarët që të shprehin vullnetin e tyre dhe që të bëhen pjesë e marrjes së vendimeve në jetën politike e institucionale”, përfundon njoftimi zyrtar i VV-së.

Share This Article