VV mbledh aktivistë në shesh, bëjnë prova për protesta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të bërë prova për protesta

Këtë e kanë bërë të ditur vetë aktivistët e VV-së në grupin ”meKryeministrin” në Facebook,  grup ky i cili përkrah kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ka mbi 310 mijë përdorues.

Ata kanë publikuar foto dhe video nga sheshi “Skënderbeu” në kryeqytet, ku kanë shkruar se po bëjnë prova për protesta.

Ndërkohë qytetarët që kanë dalë në shesh shihen se janë të pajisur me mjete mbrojtëse si dorëza dhe maska.

Ata po ashtu janë kujdesur që të mbajnë distancën në mes vete.

Protestat e përkrahësve VV-së janë paralajmëruar pas mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër, ndërkaq partia e Kurtit po pret që Gjykata Kushtetuese të dalë me një me një vendim rreth çështjes së mandatarit.

Share This Article