ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 6 hours ago
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE 6 hours ago
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit 6 hours ago
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro 6 hours ago
Takimi mes Trump dhe Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan: Marrëveshje tregtare dhe ushtarake 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

VV në Drenas: 126 e largon mjegullën, sepse erdhi Dita

albnews by albnews
28 September, 2019
in Kosova
0
VV në Drenas: 126 e largon mjegullën, sepse erdhi Dita
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin e radhës zgjedhor në Drenas.

Në fjalën e tij, kandidati nga Drenasi dhe ish gjenerali i FSK-së, Enver Dugolli, theksoi se është në të njëjtën lëvizje, qysh prej vitit 1981 kur ka nisur angazhimin për çështjen kombëtare, e deri sot në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Me të njëjtën dëshirë për ta bërë shoqërinë dhe vendin të lirë, për ta bërë Kosovën të zhvilluar e të drejtë”, tha ai.

RelatedPosts

Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë

Ndërsa kandidatja dhe nënkryetarja e Lëvizjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, tregoi gjendjen e rëndë në shëndetësi dhe zotimin e Lëvizjes se, “se do të kemi një shëndetësi me qendër pacientin, se do të garantojmë sigurim shëndetësor universal dhe një sistem të unifikuar për sëmundjet kronike dhe onkologjike”.

Kandidati Xhelal Sveçla bëri thirrje për t’u bashkuar në 6 tetor sepse, “bashkë bëhemi në spital kur jemi apo kemi dikë sëmurë, bashkë presim para bankave për pensione të ulëta e kredi me kamata të larta, bashkë në shkolla, bashkë po hamë ushqime të skaduara e bashkë po thithim ajrin e ndotur”.

Mirëpo, situata po ndryshon. “Siç thotë populli, ujku do mjegull, por mjegull s’ka më sepse erdhi dita. Erdhi dita kur edhe një fëmijë do ta dallojë të mirën nga e keqja”, tha në përfundim aktivisti i hershëm Sveçla.

Kandidati për deputet Rexhep Selimi kujtoi se, “për 20 vite vetëm i kanë marrë Drenicës dhe nuk i kanë dhënë asgjë, vetëm i kanë marrë familjeve të dëshmorëve dhe nuk i dhanë asgjë”. Ish komandanti i UÇK-së u bëri thirrje drenicasve të çohen sepse “nuk ka më bastione që e ndalojnë fitoren e Lëvizjes dhe se Drenica nuk është pronë e PDK-së por vatër e Adem Jasharit dhe e të gjithë dëshmorëve të tjerë të rënë për liri”.

Në fjalën përmbyllëse, kandidati për kryeministër Albin Kurti tregoi se Drenasi dhe Skënderaj janë komunat me skemat më të mëdha sociale në Kosovë dhe se varfëria nuk luftohet vetëm me skema sociale, por me zhvillim e punësim. Edukimi është qendror në suksesin dhe progresin e secilit. “Prandaj ne me qeverisjen tonë do të ndajmë 160 milion euro investime në arsim për mandatin tonë 4 vjeçar”, u zotua Kurti.

“Fitorja e qeverisë Kurti është fitorja e arsimit me cilësi, tokës me bujqësi, gjykatave me drejtësi, punëtorit me barazi, shëndetësi me mjekësi dhe bankave për zhvillim. E vota për këtë fitore, mban numrin 126”, ka përfunduar komunikata e VV-së.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

21 September, 2025
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

21 September, 2025
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result