ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 7 minutes ago
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave 13 minutes ago
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez 15 minutes ago
Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë 17 minutes ago
Catherine bën thirrje për t’i dhënë fund ‘stigmës’ rreth varësisë 19 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

VV, PDK dhe AAK bashkohen për Mitrovicën e Veriut, synojnë bashkimin edhe për komuna tjera

albnews by albnews
15 August, 2021
in Kosova
0
VV, PDK dhe AAK bashkohen për Mitrovicën e Veriut, synojnë bashkimin edhe për komuna tjera
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partitë shqiptare kanë nxjerrë një kandidat të përbashkët për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut. Erden Atiqi do t’i prijë këtij koalicioni kundër Listës Serbe. Partitë e tjera opozitare shprehen të gatshme për bashkëpunim edhe në komunat e tjera ku shqiptarët janë pakicë.

Partitë shqiptare në veri të Mitrovicës janë bërë bashkë për të garuar në zgjedhjet e 17 tetorit.

Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re e VAKAT, kanë nxjerrë Erden Atiqin si kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore.

RelatedPosts

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje të mundshme në disa pjesë të Kosovës

Atiq thotë se ka kohë që kanë diskutuar për këtë çështje që ka marrë epilog një ditë më parë.

“Jemi pajtuar në ato pikat ku kemi pas dallime konceptuale nëse mund të themi kështu. Bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë, me shumë sportivitet edhe ka rezultuar me këtë marrëveshjen që e finalizuam dje”, ka thënë ai.

Atiq ka bërë thirrje që një shembull i tillë të ndiqet edhe nga komunat e tjera ku shqiptarët janë pakicë.

“I inkurajoj të gjithë akterët politikë, të gjitha subjektet politike që të na marrin neve shembull, Komunën e Mitrovicës Veriore, që të bashkohen, të bëhen njëzëri në mënyrë që në procesin zgjedhor të dalim sa më fuqishëm kundër një kundërshtari që e dimë që është Lista Serbe me të gjitha ato politikat përjashtuese. Kështu të forcohen e të bëhen një fuqi sa më e madhe kundër kësaj liste”, ka shtuar ai.

Tutje ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin edhe për komunat e tjera. Derisa Betim Gjoshi i PDK-së thotë që e kanë ofruar mbështetjen e tyre edhe për Graçanicën, Artanën, Shtërpcën e Leposaviqin.

“Po ne kemi ofruar mbështetjen tonë edhe në Graçanicë, Artanë, Shtërpcë e Leposaviq. Çdokund ku ka një gatishmëri të spektrit politik, jemi me bashku votën edhe pse në 2017 në të gjitha këto komuna kemi qenë partia shqiptare me rezultatin më të mirë”, ka deklaruar Gjoshi.

Gjoshi shton se degët e Partisë Demokratike nëpër komuna janë ato që vendosin për përzgjedhjen ose jo të një kandidati të përbashkët me partitë e tjera.

Kompetencat për koalicion me partitë e tjera ua ka lënë degëve të saj edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Qëndrimi ynë si Lidhje Demokratike është që këto vendime të merren nga vetë degët, si edhe për shumë çështje të tjera. Pra, nëse degët, kryetarët, udhëheqja, kryesia atje konsiderojnë që një gjë është e rëndësishme, ne si Kryesi qendrore do ta mbështesim atë”, ka deklaruar Shqipe Mjekiqi, nënkryetare e kësaj partie.

Deri më tani është zyrtarizuar vetëm kandidatura e Erden Atiqit për kryetar të Mitrovicës së Veriut, ndërkaq për komunat e tjera me shumicë serbe nuk ka asnjë kandidat.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

24 November, 2025
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

24 November, 2025
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

24 November, 2025
Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë

Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result