Grupi mercenar rus Wagner është regjistruar në rajonin bjellorus Mahilju si “organizatë edukative”.
Sipas faqes Regjistri Shtetëror për Kompani dhe Sipërmarrësit Individual të Bjellorusisë, Wagner është regjistruar zyrtarisht më 4 gusht si kompani e kufizuar, dhe e përfshirë në “aktivitete edukative”, me seli në Tsel, shkruan REL.
Fshati besohet se është i njëjti me atë ku janë stacionuar trupat e Wagnerit në Bjellorusi, pas ndërprerjes së një rebelimi në Rusi më 23-24 qershor.
Dy javë më parë, Radio Evropa e Lirë ka siguruar fotografi nga platforma Planet Labs, në të cilat shihen fortifikimet afër tendave të Wagnerit në Tsel.
Pamjet paraprake të Planet Labs kanë shpërfaqur rritjen e numrit të pajisjeve afër kampit.