Wall Street Jorunal: Shumica e pengjeve në Gaza dyshohet se kanë vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyrtarët amerikanë thanë për Wall Street Journal se kanë frikë se shumë nga pengjet izraelitë të mbajtur ende rob nga Hamasi në Gaza janë të vdekur.

Raporti vjen në mes të bisedimeve për një marrëveshje armëpushimi, me disa burime të Hamasit që treguan ditët e fundit se nuk janë në gjendje të gjurmojnë 40 pengjet e gjalla që Izraeli kërkon në negociata.

Besohet se janë 129 pengje të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor dhe që kanë mbetur në gaza.

IDF konfirmoi vdekjen e 34 prej tyre, por Wall Street Journal shkruan se ‘zyrtarët izraelitë dhe amerikanë vlerësojnë privatisht se numri i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë.’

Share This Article