Wall Street Journal: Trump dyshon se Netanyahu po e mashtron

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan Donald Trump u ka thënë së fundmi bashkëpunëtorëve të tij më të afërt se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po e “fut në kurth”. Kështu shkruan një artikull i Wall Street Journal.

Megjithatë, gazeta thekson se pavarësisht këtyre frustrimeve, është e pamundur që Trump të ndërpresë publikisht marrëdhëniet me “Bibin”.

Një zyrtar i lartë izraelit, i cituar në shkrim, mohoi kategorikisht përplasjet, duke i quajtur pretendimet “fake news” dhe duke theksuar se marrëdhëniet mes dy liderëve mbeten shumë të mira.

Nga ana tjetër, zyrtarë amerikanë theksuan për WSJ se Trump është krenar për lidhjen e ngushtë me Netanyahu-n dhe për mbështetjen e fortë që SHBA-të i kanë dhënë Izraelit.

Share This Article