Një ekip i dedikuar, i ngritur nga Ministria e Mbrojtjes (MOD) menjëherë pas shpërthimit të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, ka lëshuar më shumë se 10.9 miliardë artikuj të pajisjeve mbrojtëse personale (PPE) për punonjësit e linjës së përparme – me një kosto më të madhe se 5.8 miliardë pound.
Në një deklaratë, Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha se ekipi i prokurimit kishte qenë “i jashtëzakonshëm”.
Ekspertët e Aparaturave Mbrojtëse dhe Mbështetjes (DE&S) drejtuan një ekip vullnetarësh për NHS (New Buy PPE) dhe punonjës të administratës prej 270 personash, për të përparuar në ritmet në ndihmë të Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social”.
Drejtuesi i DE&S, Sir Simon Bollom tha të premten se “Ky moment historik i mrekullueshëm tregon sesa ata janë përqendruar në marrjen e pajisjeve jetike në vijën e përparme të NHS,”.
10 miliardë artikujt përbëjnë një pjesë të gjithsej 28 miliardë artikujve të pajisjeve mbrojtëse të urdhëruar nga një konsorcium i qeverisë së udhëhequr nga industria, partnerët e huaj dhe forcat e armatosura.
Në Mbretërinë e Bashkuar, disponueshmëria e pajisjeve mbrojtëse personale (PPE) për personelin shëndetësor dhe kujdesin social, si para ashtu edhe gjatë pandemisë Covid-19, është bërë një nga çështjet më të debatuara.
Qeveria qendrore në fillim të prillit hapi një rrugë të dedikuar të furnizimit qendror, por për një kohë zyrtarët luftuan për të siguruar rezerva të përshtatshme.
Në fillim të majit, pas një serie vonesash, u zbulua se një grup i PPE i premtuar prej kohësh nga Turqia përfshinte veshje kirurgjikale që nuk plotësonin standardet britanike të sigurisë.
Në fillim të këtij muaji, vlerësimi i parë zyrtar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për furnizimin dhe shpërndarjen e PPE në Angli nxori në pah mangësitë në sistem.
Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social ka thënë se disa pjesë të raportit janë “çorientuese”./BBC