Një marrëveshje që parashikon lirimin e disa prej pengjeve izraelite në Gaza në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë është afër.
Këtë e ka zbuluar Washington Post, duke cituar burime të nivelit të lartë izraelit.
Marrëveshja do t’i lirojë gratë dhe fëmijët izraelitë në grupe, në të njëjtën kohë me gratë dhe të rinjtë palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite. Izraeli synon lirimin e të gjitha grave dhe fëmijëve të rrëmbyer, rreth 100, por ka të ngjarë që numri fillestar i pengjeve të liruar të jetë më i ulët.
Hamasi ka treguar gatishmërinë e tij për të liruar rreth shtatëdhjetë prej tyre, sipas një militant të cituar. dje nga Reuters.
Numri i grave dhe të rinjve palestinezë që mund të lirohen është i paqartë, por një zyrtar arab i tha WP javën e kaluar se ka “të paktën 120” të burgosur.