Werderi me Rashicën regjistron sukses historik në Evropë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Werder Bremeni dhe Paris Saint-Germaini janë dy skuadrat e vetme në pesë ligat më të forta të Evropës që kanë shënuar gol në çdo ndeshje kampionale. E merita për këtë arritje historike të skuadrës gjermane ka edhe Milot Rashica

Werder Bremeni i Milot Rashicës po i thyen rekordet një pas një këtë sezon.

Skuadra gjermane është ndër të paktat në Evropë që nuk ka pësuar ende humbje në vitin 2019.

Werderi është njëri nga dy ekipet e vetme në 5 ligat më të forta evropiane që ka shënuar gol në të gjitha ndeshjet kampionale këtë sezon.

Krahas ekipit gjelbër e bardh është edhe Paris Saint-Germaini, i cili ka realizuar 89 gola në 30 ndeshje .

Werderi është njëri nga dy ekipet e vetme në 5 ligat më të forta evropiane që ka shënuar gol në të gjitha ndeshjet kampionale këtë sezon.

Krahas ekipit gjelbër e bardh është edhe Paris Saint-Germaini, i cili ka realizuar 89 gola në 30 ndeshje.

Eksplodimi i skuadrës nga Bremeni i ka shumë “vëllezër”: janë 14 futbollistë që e kanë shënuar së paku nga një gol këtë sezon.

Max Kruse ka shënuar 10 gola, për të vazhduar me Milot Rashicën, që i ka realizuar 8, pastaj Maximilian Eggestein 5, Klaassen e Harnik 4; Osako, Pizarro e Johannes Eggestein 3; Gebre Selassie, Möhëald e Sargent 2; Augustinsson, Nuri Sahin e Veljkovic 1.

Share This Article