Werderi nuk pranon ofertën e Herthas për Rashicën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Werder Bremeni dhe Milot Rashica nuk janë bindur nga oferta e Hertha Berlinit për sulmuesin kosovar. Kështu të paktën kanë shkruar të dielën mediat e afërta me Werderin.

Po të dielën ishte bërë e ditur se skuadra e Bundesligës, Hertha, ka nisur negociatat me Werderin për transferim të Rashicës.

Werderi synon të fitoj 15 milionë euro nga shitja e Rashicës. Drejtues të klubit e kanë lënë të hapur mundësinë e shitjes së Rashicës, nëse oferta e Herthas përmirësohet.

“Pres që Rashica të luaj për Werderin në pjesën e dytë të edicionit”, ka thënë Frank Baumann, drejtor sportiv i Werderit. “Por çdo gjë është e mundur”, ka shtuar ai.

Share This Article