Werner nuk dëshiron të qëndrojë më në Angli, përgatit rikthimin në Bundesliga

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Timo Werner po punon së bashku me agjentin e tij për t’u larguar nga Chelsea në fund të sezonit. Gjermani synon rikthimin në Bundesliga.

“Sport1” raporton se sulmuesi 26-vjeçar nuk ka në plan të qëndrojë më gjatë se ky sezon në Premier League.

Blutë e Londrës shpenzuan 53 milionë euro për Werner-in në pranverën e 2020-s, kur e transferuan nga Leipzig-u. Largimi i tij mund të jetë për shumën e 40 milionë eurove.

Borussia Dortmund-i mbetet klubi më i interesuar për të marrë shërbimet e sulmuesit të Kombëtares gjermane. Ata janë të lidhur gjithashtu me sulmuesin tjetër të “panzerave”, Karim Adeyemi-n.

Erling Haaland, superylli i verdhezinjve pritet të largohet në verë nga “Signal Iduna Park” dhe zëvendësuesi i tij me shumë mundësi do të jetë Werner-i.

Përgjatë dy sezoneve me Chelsea-n, Werner-i numëron 80 paraqitje, 19 gola dhe po aq asiste. Në “Stemford Bridge”, ai ka fituar Champions League, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës.

Share This Article