West Ham është një “kockë e fortë” për Manchester United. “Djajtë e kuq” pësuan disfatë 2-0 në London Stadium (London), duke marrë kështu humbjen e 3-të në 5 ndeshjet e fundit. Në pjesën e parë nuk pati gola, me skuadrat që shkuan në paqe në dhomat e zhveshjes. Për të parë golin e parë të takimit, duhet të vinte minuta e 72-të, atëherë kur disa kombinime të bukura nga vendasit finalizohen me sukses nga Bowen.
Në të 78-tën, Kudus realizoi golin e qetësisë, për të siguruar kështu fitoren dhe 3 pikë të arta. Me këtë rezultat, West Ham është në vendin e gjashtë dhe do të përballet me Arsenal në ndeshjen tjetër.
Në krahun tjetër, ekipi i Ten Hag vazhdon të zhgënjejë tifozët dhe për momentin renditet në vendin e tetë. Sfida e radhës nuk do jetë aspak e lehtë për Fernandes me shokë që do sfidojnë Aston Villa brenda në shtëpi.