West ham United synon ta fitojë garën me Southamtpnin për sulmuesin e Chelseas, shqiptarin Armando Broja, njofton të hënën “Football Insider”.
20-vjeçari i Shqipërisë është i huazuar te Southamptoni, por synon ta blejë kartonin e tij nga Chelsea. Megjithatë, në garë së fundi është futur edhe West Hami që thuhet se shpejtë do t’i bëjë ofertë zyrtare.
Broja këtë edicion në 18 ndeshje në Premier League të Anglisë ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar një herë. Ai me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

