West Hami nuk heq dorë, provokon Chelsean me një super ofertë për Armando Brojën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

West Ham United po insiston që të transferojë Armando Brojën nga Chelsea në këtë afat kalimtar të kësaj vere, raporton Gianluca di Marizio.

Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në huazim te Southamptoni, duke bërë që shumë skuadra të interesohen për transferimin e tij.

Mirëpo, Chelsea po ngurron ta shesë Brojën dhe do ta përfshijë në planet e sezonit të ri, së paku deri në janar të vitit të ardhshëm.

Por, Çekanët duan ta testojnë skuadrën rivale me një super ofertë, duke ofruar deri në 35 milionë euro për kartonin e reprezentuesit të Shqipërisë.

Broja po ashtu po e kërkon qëndrimin në “Stamford Bridge” dhe dëshiron t’i bindë të gjithë për cilësitë që posedon.

West Hami ndoshta mund ta transferojë Brojën në afatin kalimtar dimëror, nëse ky i fundit nuk arrin ta bindë Thomas Tuchelin.

Share This Article