WhatsApp drejt gjobës 50 milionë euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
epa06227384 (FILE) - The logo of the messaging application WhatsApp is pictured on a smartphone in Taipei, Taiwan, 07 April 2016 (reissued 26 September 2017). WhatsApp, the only app from Facebook that has not been blocked in China, has been experiencing disruptions as China tightens its online censorship as a security measure ahead of the Communist Party's national congress, according to media reports. EPA/RITCHIE B. TONGO

Aplikacioni WhatsApp, në pronësi të kompanisë Facebook, mund të marrë një gjobë deri në 50 milion euro për shkelje të rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.

Aplikacioni u akuzua për mosdhënien e informacionit adekuat për përdoruesit në lidhje me ndarjen e të dhënave me Facebook.

Sipas asaj që mësohet nga burimet, javën e ardhshme Komiteti për Privatësinë i BE (EDPB) duhet të diskutojë rastin gjatë seancës plenare të tij me përfaqësuesit e autoriteteve kombëtare të mbrojtjes së të dhënave.

Sanksioni paraprak, mbi të cilin ende po konsultohen agjencitë e ndryshme të privatësisë së BE-së, mund të përfaqësojë një nga më të lartit e vendosur ndonjëherë në bazë të Rregullores së Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së (GDPR), në fuqi që nga viti 2018.

WhatsApp mund të marrë një gjobë midis 30 dhe 50 milion euro për mosrespektimin e plotë të kërkesave të transparencës të përcaktuara nga GDPR.

Përveç kësaj, autoritetet e privatësisë mund të kërkojnë që WhatsApp të ndryshojë mënyrën se si trajton të dhënat e përdoruesit për të qenë më transparent. 

Share This Article