Whatsapp paralajmëron për një virus të ri (Foto)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër paralajmërim vjen për përdoruesit e WhatsApp-it.

Bëhet fjalë për një virus që po targeton të githë përdoruesit e këtij aplikacioni.

Pretendohet se një aplikacion mund ta bëjë rozë platformën e mesazheve.

Për më tepër, ky aplikacion premton dhe disa veçori të tjera.

Ekspertët kibernetikë kanë paralajmëruar përdoruesit e aplikacionit të mesazheve të kenë kujdes nga klikimi tek një link i tillë që vjen në mesazhe.

Lidhja është “maskuar” si një përditësim zyrtar nga WhatsApp-i.

Nëse përdoruesi klikon në link, telefoni i tij mund të hakohet duke humbur aksesin në llogari.

“Kini kujdes nga WhatsApp Pink! Një virus po përhapet në grupet Whatsapp me një lidhje shkarkimi APK. Mos klikoni ndonjë lidhje me emrin e #WhatsappPink. Aksesi në telefonin tuaj do të humbasë”, tha një ekspert i sigurisë kibernetike në llogarinë e tij sociale.

Share This Article