Willian largohet nga Chelsea, nënshkruan me rivalin e madh nga Premierliga

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Willian pritet të largohet nga Chelsea.

Chelsea pret që Willian të transferohet në Arsenal si futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni, sipas të përditshmes britanike The Guardian.

31 vjeçari do të jetë futbollist i lirë në gusht dhe ende nuk ka pranuar ofertën e Blues për vazhdimin e kontratës në Stamford Bridge.

Chelsea i ka ofruar brazilianit kontratë të re dyvjeçare.

Mirëpo, ish ylli i Shakhtar Donetsk refuzon nënshkrimin e saj duke i krijuar Arsenalit mundësinë për angazhimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Share This Article