I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, David Wisner u takua të hënën me ambasadorin e sapoemëruar të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Takimi u zhvillua në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.
Wisner dhe Gonzato ripohuan rëndësinë e partneritetit të ngushtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian në mbështetje të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Po ashtu, ata u ndalën te përparimi i vazhdueshëm i reformës në drejtësi, bashkëpunimi në zbatimin e ligjit, si dhe lidhjet në biznes dhe në fushën e mbrojtjes.